Arrest me burg për Baftjar Brukën

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat Baftjar Brukën, duke lënë në fuqi vendimin e 20 shkurtit të 2015, i dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku I pranishëm ishte vet I ekstraduari I dy ditëve më parë nga Suedia.

Baftjar Bruka nuk pranoi akuzën para gjyqtarit të masës Ardit Mustafaj, duke kërkuar lirimin nga burgu. Edhe në sallën e gjyqit, ai akuzoi policin për sajesat e provave dhe akuzave ndaj tij e pjesëtarëve të tjerë të familjes Gjuta, që akuzohen për shpërthimin me tritol të farmcisë së bashkim tahirit, babait të ministrit të brendshëm.

Avokati mbrojtës, nga ana e tij, i kërkoi gjykatës lirimin e Brukës, duke pretenduar se organi i akuzës nuk ka asnjë provë të vetme që implikon atë në shpërthimin e eksplozivit më 10 shkurt të 2015 në Tiranë.

Këto pretendime mësohet se i kundërshtoi prokurori Besnik Muçi, i cili i tha gjykatës se ekzekistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova që Baftjar Bruka është pjesë e të dyshuarve për organizimit dhe vendosjes së tritolit në farmacin e babait të ministrit si dhe në autobusin e unazës në rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë. Sipas akuzës, janë administruar disa prova shkencore, në lidhje me numrat e telefonave që kanë përdorur të dyshuarit, lëvizjet e tyre natën e shpërthimit, kartat dhe telefonat e përdorura për shpërthim që janë shitur nga kushëriri i tyre Emirjon Gjuta.

Sipas prokruorisë, e cila pritet të dorëzoi dosjen në gjyq, dyshohet se në vendosjen e tritolit dhe aktivizimin e shpërthimit janë angazhuar të dyshuarit Vladimir Gjuta, Baftjar Bruka e Lumjan Matmuja. Ndërkaq, në rolin e vëzhguesve dhe transportues të tritolvënësit, prokuroria dyshon se janë përduror Kamber Bruka dhe Erjon Dule. Ndërsa Emirjon Gjuta i ka furnizuar të dyshuarit me aparatet celular dhe kartat që u përdorën në eksplozivin e vendosur në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe atë pranë stacionit të autobusëve në Unazë./ABC

SHKARKO APP