“Arrest me burg” për Eduart Xhezon, i arrestuar për vrasjen e Beqirajt

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Eduart Xhezon i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj më 4 gusht 2019 në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Ngjarja u shënua pasditen e 4 gushtit 2019  në zonën e plazhit të Vjetër, pas një konflikti për një kalë.

Beqiraj mori 6 plumba në trup dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, Ndërsa Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj  mbetën të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhezo ishte identifikuar si autor i dyshuar menjëhërë pas vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u arrestua tek “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit më 30 tetor 2019. Gjatë kontrollit në makinë, 34 vjecarit iu gjetën dy karta identiteti të falsifikuara ku në njerën fotografia ishte e vetë Eduart Xhezos.

Ndaj tij rëndon akuza  ”vrasje ne rrethana cilesuese”.dhe “mbajtja pa leje e armeve shperthyese dhe municionit.

Gjyqtari që dha masën e sigurisë ishte Herila Cela. Prokuror i cështjes Hyrjet Lamaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?