Arrest shtëpie për ish-policin: theu karantinën e goditi dy mjete policie teksa lëvizte me shpejtësi me makinë
Gjykata e Apelit Tiranë vendos arrest shtëpie për Mirsad Kuçanën, ish-efektiv policie, i cili u arrestuar më 17 mars pasi theu karantinën dhe lëvizte me shpejtësi me makinë duke goditur dy mjete policie.
Ish-polici, ndodhej në një makinë tip “BMW” me targa të huaja, bashkë me të vëllain, E.Kuçana dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ai është pikasur nga patrulla e Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës dhe i është bërë e shenjë që të ndalonte.
Por ai ka shtuar shpejtësinë, duke goditur dy mjete të Policisë Rrugore dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve. Pranë Vorës, Kuçana ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë bashkë me të vëllain, por është kapur dhe prangosur. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën edhe 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emrin e tij.BW