“Arrest shtëpie” për protestuesin e Astirit, Balliu-qeverisë: Zgjidhje ka, uluni diskutoni

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest shtepie” për protestuesin e Unazës së Madhe, Shpëtim Selimi. Selimi akuzohet për ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës” të punonjësve të IKMT-së.

Duke qëndruar para derës së Gjykatës, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i bëri thirrje qeverisë të zgjedhi urën e dialogut.

Balliu: Nuk mund të parashikoj çfarë mund të ndodhë, por i kërkoj qeverisë. Zgjidhni rrugën e dialogut. Zgjidhje ka, por uluni dhe diskutoni.

Pak ditë më parë, si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta në zonën e “Artirit” mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë.

Ndërkohë në kërkim janë spallur dhe 7 persona të tjerë.

SHKARKO APP