”Arrest shtëpie”, Saimir Tahiri bën lëvizjen e rradhës

8 ditë pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku Prokuroria paraqiti prova të reja për njohje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me grupin kriminal Habilaj, mësohet se Tahiri do kërkojë heqjen e masës së sigurisë ”arrestit shtëpiak” në Apelin e Krimeve.

Seanca do zhvillohet në datën 28 maj, dhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.

“Jemi të bindur që ky veprim do të prishet nga gjykata e apelit pasi pretendimi ynë është pretendim ligfjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë. Kemi të bëjmë me faktin që herën e parë është kërkuar masa më e lehtë ndalimi për të dalë jashtë shteti, ndërsa sot masa më ekstreme dhe kur gjykata e Apelit gjeti pavend daljen jashtë shtetit…”, tha Haxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e së 15 majit, prokurori e akuzoi drejtpërdrejt: ”Ti ke drekuar a darkuar me Artan Habilajn”. Si provë shtesë prokurori tregoi se skafi i Orges Liperit me të cilin udhëtoi drejt Greqisë, Saimir Tahiri, pas një avarie ishte dërguar prej Moisi Habilajt për tu riparuar në Itali. Duke rënduar pozitën e ish ministrit, prokurori Hajdarmataj shtoi se ka dyshime se shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS, siç është rasti i këtij udhëtimi të Moisi Habilajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?