Arrestime në Shqipëri? Haga mund të lëshojë fletë arreste në Kukës, Has dhe Cahan
Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri. Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje i tha Top Channel, se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë, janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do tu duhet të përballen me krime lufte.
“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri”,-tha burimi diplomatik.
Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës, ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte. Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë, prej zonave të veriut që i’u bashkuan UÇK. /TCH/