Arrestime për dhunën në stadiumin e Elbasanit

Nga shqyrtimi i pamjeve te kamerave te sigurise, pamje te transmetuara nje dite me pare edhe nga Top Channel, janë indentifikuar disa persona qe kane kryer akte vandalizimi duke shkaterruar deme te medha ne stadium.

Përveç te ndaluarve te henen ne mengjes, ne mbremje jane vene ne procedim penal edhe 5 persona te tjere, konkretisht Aldo Hyqmet Tana, Altin Hyqmet Samuri, Emigres Xhevair Sallaku, Spartak Ahmet Mazhi, si dhe Enid Merkur Cipi.

Tifozet e Tiranes dhe Elbasanit u konfliktuan mes tyre dhe vetem ndarja me rrjete teli e pjeseve te stadiumit dhe nderhyrja e policise ndaloi perplasjen fizike, por te dyja palet demtuan rende shkallaret ne stadium, si dhe rrjetin e reklamave.

Stadiumi 'Elbasan Arena' eshte rikonstruktuar vetem pak muaj me pare per te arritur standardet nderkombetare. Sipas drejtuesve te stadiumit duhet nje investim shtese per te riparuar demet e shkaktuara.

/ Top Channel

SHKARKO APP