Arrestime te zyrtarët e rrugëve

Ka qenë prokuroria e Elbasanit ajo që ka firmosur 11 fletë-arrestet e bujshme të zyrtarëve të lartë të drejtorisë së rrugëve në 8 vitet e fundit. Në pranga ka rënë Andi Toma, ish-drejtori i Drejtorisë së Rrugëve për periudhën 2009-2013 dhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së për vitet 2013-2017,Dashamir Xhika. Fletë-arreste janë ekzekutuar edhe për 4 zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe Elbasan ndërsa procedimi penal do të vazhdojë edhe për 5 persona të tjerë. Arrestimi i Xhikës është bërë në banesën e tij.

I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha. Shkak është bërë një tender për ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar. Zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës. Mesohet se procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.

Nën akuzë janë kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe “Tre vëllezërit Hysa”. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar” – thuhet në akuzën e prokurorisë për zyrtarët e lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cilët janë Xhika dhe Toma

Dashamir Xhika qëndroi për 4 vjet në krye të ARRSH-së. Ai vinte nga radhët e LSI-së dhe nuk u lëviz pavarësisht akuzave për korrupsion. Xhika kandidoi deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit. Ai nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm 2 deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston ndërsa Xhika ishte i treti në listë. Në vitin 2017, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë nga ministri Damian Gjiknuri.

Zv/ drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD). Andi Toma ka qenë funksionar i Partisë Demokratike. Ai i arrestu dhe disa vite më parë i akuzuar për abuzime gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?