Arrestimet/ Lleshaj i përgjigjet Bashës: Askush nuk tolerohet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur përmes Twitter-it thirrjes së Lulzim Bashës që policët të mos i binden urdhrit të tij për ndalimin e protestuesve gjatë fushatës.

Referuar protestës së djeshme në Librazhd, Lleshaj tha se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend dhe shtoi se askush nuk do tolerohet.

STATUSI I PLOTË

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin”,- thotë ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas protestës në Librazhd ku u tentua të bllokohej dhe u qëllua në drejtim të eskortës së kryeministrit, policia arrestoi 7 persona, mes tyre drejtues e ish-deputetë të PD, si dhe procedoi 23 persona të tjerë.

Kryedemokrati Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?