Arrestimet pas tërmetit/ Artan Hoxha zbulon prapaskenat: 4 gra ishin në një krevat në qeli

Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa detaje lidhur me arrestimet e mbrëmjes së djeshme për ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit.

Hoxha tha se këto arrestime nuk ishin planifikuar. Ai deklaroi në studion e “ABCNews” se Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk kishte vend ku t’i fuste të arrestuarit dhe shtoi se 4 gra të arrestuara kanë qëndruar në një krevat në qeli.

“A duhej bërë ky arrestim kaq masiv? Në plan të parë duket se është dhënë një goditje e fortë. Mbrëmë Drejtoria e Tiranës ishte e mbushur me familjarë dukej sikur kishte miting apo protestë. Katër gra të arrestuara dje kanë qenë në një qeli në një krevat. Ata nuk e kishin planifikuar, ore ku do i çojmë këta njerëz. Nuk lejoheshin të takonin avokatët sespe s’ ishin bërë akoma prokurat”, tha Artan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?