Arrestimet pas tërmetit, një gruaje të moshuar i bie të fikët në sallën e gjyqit
Situtatë e nderë në gjykatën e Durrësit ku u dha masa e sigurisë për 9 të arrestuar për akuzën e vrasjes dhe shpërdorimit të detyrës.
Ata u arrestuan sepse akuzohen se me veprimet apo mos veprimet shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Një gruaje te moshuar i ra të fikët në sallën e gjyqit.
Janë lënë në burg 9 të arrestuarit nga në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit.
Te arrestuarit
Akuzohen për vrasje me dashje
Kujtim Hasa, shefit të shërbimeve në Kavaleshencë
Rruzhdi Xheka, ndërtues “Hotel Mira Mare”
Avdulla Osmani, ndërtues “Hotel Tropikal”
Akuzohen për shpërdorim detyre
Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI Durrës
Klajdi Lame, inspektort INUV Durrës
Albrend Qetka, specialist pranë ALUIZNI Durrës
Ahmet Doda, drejtor i Kavaleshencës Durrës
Defrim Celami, ekspert
Nevjana Isufi, projektuese
/Ora News