Arrestimet për protestën në Fier, Luan Baci: Rama po hakmerret
Arrestime hakmarrëse i ka cilësuar Partia Demokratike procedimin penal të 18 personave për protestën e së shtunës, ku mbeti i plagosur edhe një efektiv policie.
“Rama ka vendosur të hakmerret, ka dhënë urdhër, që të arrestohen, të gjithë qytetarët fierakë, që e degjeneruan dhe i treguan se është i padëshirushem, këtu. Është përgatitur lista me rreth 120 persona dhe janë lëshuar si qentë, në çdo lagje të qytetit dhe në zonat përreth, kanë vajtur, deri në Mallakastër, duke arrestuar, persona që rastësisht janë ndodhur në Fier dhe i janë bashkuar protestës dhe e akuzojnë, për plagosjen e policit”, ka qenë reagimi i kreut të PD në Fier, Luan Baci.
Një ditë më parë u arrestua edhe personi që goditi me gur në kokë efektivin e FNSH-së gjatë protestës së opozitës. Mësohet se ai është punonjës i Bashkisë se Mallakastrës, e cila drejtohet nga Partia Demokratike.
Policia e Fierit e arrestoi 56-vjeçarin nga Ballshi, me detyrë inspektor i Mjedisit. Policia thotë se identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.
KOHA JONË SONDAZH

