Arrestimi, Frrokaj e 11 zyrtarët nesër para Gjykatës

Gjykata e Lezhës do të verifikojë ditën e hënë, më 19 mars, masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, dhe 11 zyrtarëve të tjerë të bashkisë, të cilët akuzohen për abuzime me pronat bregdetare. Pas arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj dhe zyrtarëve të tjerë, me urdhër të Prokurorisë, janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.

Ndërkohë, arrestimi i Frrokajt është pritur me protesta nga simpatizantët e tij, të ciat kanë filluar prej ditës së djeshme dhe vazhdojnë edhe sot. Janë me dhjetëra simpatizant të mbledhur para bashkisë, të cilët kërkojnë lirimin e kryebashkiakut, pasi sipas tyre, ai është akuzuar në mënyrë të padrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?