Arrestimi i 5 efektivëve në Elbasan, Balla: Vijon përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e 5 efektivëve të Policisë në Elbasan. Balla shkruan se përpjekja për vetëpastrim brenda strukturës së policisë është në vijim.

Postimi i plotë

E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se polici është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës.

Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik.

SHKARKO APP