Arrestimi i 7 shqiptarëve në Igumenicë, FRPD Sarandë akuza qeverisë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Sarandë ka reaguar pas arrestimit të 7 shqiptarëve nga policia greke në Igumenicë, pasi po transportonin 125 kg kanabis në këmbë drejt Greqisë. Përmes një deklarate FRPD Sarandë thotë se të rinjtë po përdoren nga trafikantët për shkak të varfërisë në të cilën ndodhen.

Deklarata e plotë:

Ngjarja e mbrëmjes se datës 29.09.2018, ndodhur ne Drimitsa, Igumenice, ku 7 te rinj shqiptare te moshës 21-26 vjeç, u kapen nga policia greke duke kaluar kufirin ne këmbë e te ngarkuar me çanta qe përmbanin 125 kg marijuane, tregon edhe njehere situatën tepër te rende sociale ku ndodhen sot te rinjtë shqiptare. Fakti qe te rinjte e kapur mbrëmë, janë me origjine nga Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Fieri, Lushnja e Shkodra, tregon se gjeografia e papunësisë dhe shtyrja e te rinjve drejt krimit, ka kapur kufijtë e gjithë Shqipërisë. Burime konfidenciale bëjnë te ditur se te rinjtë që transportojnë droge maleve, përdoren nga grupe kriminale kundrejt shpërblimeve qesharake dhe se numri i te burgosurve muajt e fundit ne te dyja anet e kufirit për këtë vepër penale, është me dhjetëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e mbrëmshme, tregon fytyren e vërtetë te Rilindjes, fytyrën e vërtetë te aktualitetit shqiptar, fytyrën e vërtetë te situatës ne te cilen ndodhet rinia sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dega Sarande, dënon me force fenomenin e trafikimit te lendeve narkotike por mbi te gjitha denon aktin e paprecedente te shtyrjes se te rinjve drejt veprimtarise kriminale, ardhur si pasoje e gjendjes mjaft te rende sociale dhe ekonomike qe po perjeton brezi i ri ne ditet e sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?