Arrestimi i aktivistëve në Mirditë, Zaimi: Sulm politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE

Pas arrestimit të 20 personave sot në Mirditë, midis të cilëve 11 janë aktivistë të lëvizjes VV, ka reaguar dhe anëtari i VV-së, Arbër Zaimi. Ai thotë se dy janë arsyet e arrestimit, ku e para sipas tij është se nën pushtetin e Ramës shtypja është bërë një lëvizje e zakonshme, dhe e dyta e konsideron si një sulm politik ndaj VV-së.

”E dyta sulmi politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila trimëron komunitetet dhe nxit organizimin e tyre përballë pushtetit. Ndalimi i aktivistëve të LVV tregon se pushteti nuk dëshiron “shqetësime” të tilla. Por ne nuk ekzistojmë për të kënaqur pushtetin”,-u shpreh Zaimi.

Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit, dolën për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta. Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt. Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?