Arrestimi i Bajrit në Francë, ministri Balla: Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion

Për arrestimin në Francë të Behar Bajrit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka reaguar edhe ministri Taulant Balla. Ai përgëzon oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit

“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”,-shkruan Balla.

SHKARKO APP