Arrestimi i Belerit, Rrumbullaku: Ka kryer akt kriminal
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku thotë se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerit është i ligjshëm, pasi është kapur duke konsumuar një vepër penale, më konkretisht duke blerë vota.
Në një dalje për mediat, Rrumbullaku tha se policia ka marrë autorizim nga Prokuroria dhe më pas ka ndërhyrë për t’i vënë prangat, për shkak se ka pasur prova që po kryente një akt kriminal.
“Veprimet e policisë janë të autorizuara nga prokurori, në kushte e realizimit të një akti kriminal dhe kur konstatohet konsumimi i veprave penale, policia e shtetit është e detyruar të ndërhyjë”, tha Rrumbullaku.