Arrestimi i drejtorit të burgut, SPAK jep detaje, ja si u zbuluan aferat korruptive

Procedimi penal ndaj drejtorit të burgut 313, Eduart Struga nisi më 9 mars të këtij viti. Procedimi penal për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, nisi nga SPAK mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përdori metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, ditën e sotme strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Përveç drejtorit u bë i mundur edhe arrestimi i Shef i Logjistikës i IEPV-së “Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasit me inicialet F. A., dhe E. K., përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F. A., ju sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.

Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së “Jordan Misja”, Tiranë. Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK shtetasi me inicialet E. K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.

Prokuroria e Posaçme falënderon kallëzuesin për kurajon dhe inkurajon çdo shtetas që të bëjë kallëzim në rastet kur zyrtarë publik abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë përfitime të parregullta. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë ende në vijim.

SHKARKO APP