Arrestimi i dy ish-zyrtarëve për rrugët, Artan Hoxha: Duhen ndërruar peshkatarët
Arrestimi i dy ish-drejtorëve të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Thoma dhe Dashamir Xhika nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘vjedhjes’ për segmentin Elbasan-Gjinar, është bërë objekt debati përgjatë këtyre ditëve.
Për të diskutuar lidhur me këtë fakt, nëse këta ish-zyrtarë janë pjesë e listës së ‘peshqve të mëdhenj’, gazetari Artan Hoxha ka dhënë argumentin e tij. I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në ‘News24’, Hoxha tha se ky përfundim duhet të arrihet duke parë pozicionin e këtyre ish-zyrtarëve dhe pasuritë që ata kishin në dorë.
Me ironi Hoxha tha se duhen peshkatarë të mirë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’. “Ka pasur një reagim në momentet e para që ka qenë me ironi. Debati për ekstradimin e Nazer Seitit, ishte dhe për faktin edhe të nofkës se ishte financieri i ‘Habilajve’. E pak më vonë u kapën dy zyrtarë, një i LSI dhe një i PD. Edhe Kryemadhi mbajti një qëndrim me këtë çështje dhe tha se arrestimi ishte I padrejtë. Kemi dy çështje; atë që po ndiqet për abuzimet e rrugës Elbasan-Gjinar dhe kjo që po ndiqet nga prokuroria, pasi për rrugët në Shqipëri ka probleme. Madhësia e peshqve, sepse është bërë temë ditë, duhet të ndërrojmë peshkatarët. Ata s’janë për peshq, kallamat që kanë ata s’janë për këtë. Ambasadori pret që të kishte ecur kjo etapë. Kjo ka dështuar. A janë të mëdhenj apo jo? Unë madhësinë e personazhit e shoh në bazë të pozicioni dhe sa pasuri kanë pasur në dorë. Ka emra më të mëdhenj që s’u del emri asnjëherë. Për mua e rrezikshëm është kur një administrator i shteti u jep lehtësi bandave të bëjnë atë që bëjnë. Janë tenderat e infrastrukturës që kanë shkaktuar. Nëse do ketë një hetim serioz, ish-drejtori Andi Thoma, dhe një tjetër të LSI, të dy kanë qenë në pozicione të rëndësishme. Në rast se ka hetim serioz, do kemi vendim serioz. Gjeja që më ra në sy është fakti se kur ke të bëhesh me element të tillë është se arrestimet janë bërë në orën 20:00 të darkës. Për rastin e Dashamir Xhikës, mund të bëhej kontrolli. Në rastin e Andi Thomës, është krejt tjetër gjë. Ça e pengon prokurorin që të bëjë një thirrje personit më parë? Ça e pengon? Rasti i Fullanit, shkuan të zbulonin se ku shkuan 7 mln dollarë, dolëm që paguam”, tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

