Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës më 14 maj.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, u bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë,”- shkruan Rama në një postim në Twitter.

SHKARKO APP