Arrestimi i gazetarit të Ora News, rrëfehet i riu që ishte pranë tij: Efektivët nuk e lanë që të identifikohet
Ekipi i Ora News ka mbërritur në komisariatin nr 2 ku po mbahet i shoqëruar gazetari Xhoi Malësia nga policia, pasi është arrstuar në momentin që po raportonte live arrestimet e protestuesve.
Të pranishëm ishin gazetari Klodi Karaj, Nertila Dosti, Altin Sulçe, si dhe të rinj që ishin pranë Malësisë në momentin e arrestimit.
Njëri prej të rinjve ka treguar se policët e veshur civil nuk lejonin askënd të filmonte, ndërkohë që gazetari i Ora News po raportonte live me celular në ato momente.
“E gjithë situata ishte sepse u arrestuar civilët dhe ishin bërë disa djegie aty. Xhoi para 2-3 minutash po filmonte aty zjarrin dhe m pas erdhi zjarrfikësja. Filluan arrestimet dhe Xhoi po filmonte me celular. Civilët e kishin problemin që mos të filmojnë me celular. Edhe kur po kalonin makina të tjera, u afroheshin te xhami dhe i thonin që të fiksnin celularin. Unë isha afër me Xhoin, sepse i solla adaptorin për bateri. U tregonte që është gazetar. Në fillim e lanë të lirë civilët, më pas e arrestuan me uniformë. Edhe duke u thënë që është gazetar, për t’u identifikuan nuk e lanë dhe e arrestuan. Ishin një grup”, tregon i riu.