Arrestimi i Henri Çilit, Ylli Manjani: Një flluskë e “suksesit” të reformës në drejtësi
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Përmetit, e cila liroi botuesin e analistin e njohur Henri Çili, duke caktuar për të masën “detyrim paraqitje”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka shprehur respekt për gjyqtarin që delegjitimoi arrestimin e Çilit pa prova, teksa thekson se arrestimi i tij ishte një flluskë e “suksesit” të reformës në drejtësi.
“Respekt për gjyqtarin që delegjitimoi arrestin pa prova. Ja dhe kjo flluskë e “suksesit” të reformës u ça!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se dje botuesi Henri Çili u lirua nga qelia, ndërsa ai do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës. Gjyqtarët e çështjes rrëzuan 6 akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.