Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Anila Hoxha zbërthen skemën: Si u fituan 11 tendera nga një kompani me tre emra të ndryshëm

Gazetarja Anila Hoxha ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët e bashkisë Mariglen Qato dhe Redjan Molla kishin themeluar vetë.

“Para se Belind Këllici të kallëzonte, SPAK e pranon publikisht se i kishte nisur hetimet kryesisht për shkelje të barazisë në tendera në prill 2023. Janë kryer një sërë veprimesh për disa muaj me radhe, tre ish-drejtorë tanimë janë në arrest me burg. Njëra prej masave është ekzekutuar më herët.

Bëhet fjalë për çështjen të tenderave. Skema lidhet me një kompani e cila ka tre emra, është regjistruar fillimisht në vitin 2016, por përmes tre personave të tjerë që dyshohet se janë përdorur nga dy ish-drejtorët. Janë dhënë tendera të favorizuar nga kompania e tjetërsuar me dy emra të tjera. Si pikë lidhëse SPAK dyshon se është njëri nga krushqit e Mariglen Qatos. Duke fituar në total 11 tendera, jo vetëm të bashkisë. Janë favorizuar edhe tendera përmes Tirana parking. SPAK nuk ka njoftuar ende për dëmin ekonomik e të gjithë tenderave, 7 tenderave nën drejtimin e Redjan Molla dhe 4 të tjerë Mariglen Qato.

Igor elektrik regjistrohet në 2016 në emër të një shtetasi që ia kalon krushkut të vëllait të Margilen Qatos. Më pas ndryshon administratori dhe emri. Në kohën kur ndodhin transformime, dy drejtorët kanë favorizuar një sërë tenderash në objekt të kësaj kompanie që është një e vetme. Molla është vendosur arrest me burg jo vetëm me akuzën e korrupsionit në 7 raste, ka edhe një vepër të dytë fshehje e të ardhurave. Edhe e njëjta gjë është për Mariglen Qato, i cili ishte njëri nga zotëruesit e kësaj kompanie. Përmes tre personave të tjerë të cilët e kanë transferuar emrin e shoqërisë”,-tha Hoxha.

SHKARKO APP