Arrestimi i këngëtares Elsa Lila, Zhilla: Shqiptarët e rritur në Europë kulturë ndryshe kriminale
Arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila në Itali si pjesë e një grupi të fortë kriminal, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në vendin tonë. Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla, thotë se shqiptarët në Itali janë më shumë italio-shqiptarë, sesa shqiptaro-italian, pasi sipas tij tashmë ato janë të lindur e rritur atje dhe kanë marrë kulturën italiane në lidhje me këtë trafik.
“Harta e krimit të grupeve shqiptare ka një dinamikë serioze janë avancuar dhe janë pjesë e tregut parësor siç është ajo e kokainës, që e marrin në Amerikën Latine dhe e shpërndajne.
Në rastin e Italisë është një tjetër histori pasi kemi më shumë shqiptarë që janë lindur atje dhe jo tipik që formësimin e tyre kriminal e kanë marrë në vendin tonë dhe po të shikojmë dhe grupin në romë do të shikojmë se është i përzier por nuk mund ta bëj paralele.
Pjesa italiane ka nxjerr në pah një tjetër veçori të të shqiptarëve të rritur në Evropë që ndryshojnë nga këto tanët. Grupi që merret me drogat e forta një nga bizneset që merret për të pastruar paratë është ai i ndërtimit.
Është një treg që nuk kërko shumë njerëz për ta kryer si aktivitet. Kriptomonedhat janë fusha me risk ë lartë për pastrim parash dhe nuk e cilësoj vendin tonë si një pjesë e zhvilluar, duke menduar se lulëzimi i pastrimit të parave në vendin tonë është nga ndërtimi”, ka thënë ai.