Arrestimi i Metës, Gjokutaj: SPAK dhe gjykata po ndjekin një skemë të paracaktuar

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, thekson se vendimi për arrest me burg, në mungesë, dhe akuzat e ngritura nga SPAK, nuk janë të mbështetura me prova të mjaftueshme për të justifikuar një masë kaq të ashpër.

Avokati theksoi se Ilir Meta ka respektuar gjithmonë thirrjet e SPAK dhe ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat, duke mos shmangur asnjëherë pjesëmarrjen e tij. Ai shtoi se veprimet e fundit janë të motivuara politikisht, me qëllim që të goditet opozita dhe figura politike e Metës.

Sipas Gjokutajt, arrestimi i Metës nuk lidhet me çështjet e deklarimit financiar apo korrupsionit, por është pjesë e një fushate të qëllimshme për ta dëmtuar politikisht.

“Siç bëhet e ditur, gjykata ka vendosur në mungesë një masë sigurie, arrest me burg, dhe ka regjistruar tre procedime, të bashkuara në një: së fundmi, atë të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, pastrimin e produkteve të veprës penale, dhe deklarimin e rremë.

Për hir të së vërtetës, ai vendim përshkruhet nga paditë e SPAK-ut, të cilat nuk shoqërohen me prova që duhet të jenë argument i akuzës, në bazë të akuzës, dhe në bazë të cilave ligji kërkon që, fillimisht, arresti me burg të jetë masa e fundit ekstreme, kur të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme.

Ndërkohë, zoti Meta ka qenë i pranishëm gjatë të gjitha seancave që SPAK-u e ka thirrur dhe jo vetëm që nuk ka munguar, por nuk ka shtyrë asnjë orë për të shmangur pjesëmarrjen e tij.

Dhe masa e sigurisë në vetvete kërkon dyshim të arsyeshëm, të bazuar në prova. Edhe kërkesa e SPAK-ut, edhe vendimi i gjykatës janë një alibi e ngritur për të vënë me shpatulla pas muri dhe për të arrestuar Ilir Metën.

Në fakt, shkaku i arrestimit të Ilir Metës nuk është çështja e deklarimit të një operacioni; shkaku i arrestimit të tij është tërësisht politik.

Zoti Meta e ka pretenduar që herët këtë pjesën e pagesave dhe të deklarimit të shumës, që është kryer nga ish-bashkëshortja e tij. Tani del zonja, dhe unë e përgëzoj për sinqeritetin e saj, dhe thotë që kjo punë është kështu.

Sinkronizimi i qëndrimeve dhe konfirmimi nga të dy për të njëjtin fakt, pa marrëveshje paraprake, në situatën ku ndodhet, është argumenti i provuar që ky deklarim nuk është bërë, dhe këtu mbaron.”– u shpreh Gjokutaj në “Task Froce” në Syri TV.

SHKARKO APP