Arrestimi i Metës/ Nënkryetari i PL, Nesho: E papranueshme, shumë e rëndë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e quan arrestimin e Ilir Metës si të papranueshëm, teksa u fut në selinë e partisë për një mbledhje. ”Është një njeri që ishte kryetar partie, që drejtonte opozitën në Shqipëri, është e papranueshme. Shumë e rëndë”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK-ut dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai e cilësoi Prokurorinë e Posaçmë një ‘strukturë terroriste’ e ndërsa efektivët ‘horra me kapuçë’. Sipas tij, ky arrestim është çështje krejtësisht personale me ish-Presidentin dhe Partinë e Lirisë.

SHKARKO APP