Arrestimi i Metës, policia nis kontrollet në vilën e ish-Presidentit në Gjirin e Lalëzit

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet.

E teksa kanë kaluar pak më shumë se një orë nga momenti i arrestimit të Metës, mësohet se policia është duke kryer kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?