Arrestimi i Orgest Bilbilit, Veliu për efektivin: Iu drejtuara arma, ka bërë…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka treguar detaje për arrestimin e Orgest Bilbilit, i cili gjatë neutralizimit u plagos nga një efektiv policie. Përemisionin “Kjo Jave”, ai u shpreh se punonjësi i policisë ka treguar profesionalizëm dhe iu drejtua arma. Nga ana tjetër, ai tha se efektivi ka bërë detyrën dhe ka vepruar brenda të gjithë protokollëve gjatë arrestimit të Bilbilit. ”Punonjësit e policisë kanë mision dhe detyrë që në cdo kohë që ballagaqohen me element krimi të bëjnë gjetjen dhe kapjen e tyre. Punonjësi në këtë rast bëri detyrën, kishte përballë një person të armatosur që madje që i drejtoi armën. Ai u tregua si profesionist, reagoi më shpejt. Në këtë situatë fatkeqësisht patëm një person të dëmtuar, i kërkuam falje, e takuam në spital. Është një ngjarje që që nuk duhet të ndodhte, por punonjësi i policisë ka qënë brenda të gjitha protokolleve që përcakton përdorimi i armës së zjarrit në kushtet e vetëmbrojtjes”.

SHKARKO APP