Arrestimi i punonjësit të policisë për korrupsion në Tiranë, reagon SHÇBA

SHÇBA ka dhënë informacion zyrtar mbi arrestimin e policit të rrugores në Tiranë, 54-vjeçarit Zyber Halili.

Ky i fundit dyshohet se i mori një shumë parash një qytetari. Ndërkohë po procedohen në gjendje të lirë dy të rinj.

Hetimet vijojnë për të parë nëse ka të implikuar të tjerë në këtë skemë korrupsioni.

NJOFTIMI NGA SHÇBA:

Tiranë – SHÇBA arreston një punonjës policie për korrupsion, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:

– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;

– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

SHKARKO APP