Arrestimi i Ramazan Rrajës, ish-oficeri Emiljano Nuhu: Priten krime të rënda, SPAK nuk funksionon, pasi në majë është Edi Rama

Në lidhje telefonike me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, i cili tashmë ndodhet në azil për shkak të kërcënimeve me jetë që mori pas denoncimit të lidhjes së politikës me krimin, tha ndër të tjera se ka dhënë informacion lidhur mbi grupin kriminal që u arrestua në Belgjikë dhe lidhjet e tyre me pushtetin në fuqi. Nuhu tha se policitë e BE i njohin shumë mirë lidhjet që ky grup kriminal ka me qeverinë aktuale.

“Unë kam pasur kontakte me policinë e vendit ku ndodhem. Këtu kam dhënë informacion në përgjithësi për lidhjen e grupeve kriminale me krimin. Dhe ata e dinë shumë mirë se si institucionet shqiptare janë të lidhura me grupet kriminale duke filluar nga politika”, tha ai.

Nuhu tha se gjatë kohës në Shqipëri u përpoq të kontaktonte me Ardi Veliun, pork y I fundit nuk pranoi ta takojë.

“Unë Ardi Veliun nuk e kam kontaktuar fizikisht. Nuk ma ka dhënë mundësinë ta takoj fizikisht. Por e kam kontaktuar nëpërmjet emaileve. Ku do ti mundësoja drejtori të përgjithshëm të Policisë informacinet më të detajuara, por nuk ma dha mundësinë. I kam çuar dy emaile, por mendova si ka mundësi që nuk më kthen përgjigje. Kam pasur kontakte me drejtorë të tjerë, dhe më kanë kontaktuar, kurse ky jo. Më pas kam informuar Prokurorinë e Përgjithshme, Presidentin, Kryeministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm, por asnjë reagim. Kryeministri më doli dhe me kërcënoi në media. Dhe policia filloi të më përndiqte. Më vendosën 5 akuza. Dhe çështja ime vazhdon të jetë në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk më japin asnjë informacion. Avokati im është paraqitur në mënyrë zyrtare dhe nuk japin asnjë përgjigje. Por justifikohen në mënyra të ndryshme. Kanë kaluar 3 vite e 2 muaj për veprat që akuzohem unë, dhe hetimi duhet të ishte mbyllur brenda një viti”, tha ish-oficeri i policisë.

Po ashtu, Emiljano Nuhu tha se ka edhe prova të tjera që mund të provojnë ngjarjen.

“Të dhëna të tjera që të vertetojnë ngjarjen ka. Por ata kanë grupet e tyre rivale që rrijnë aktualisht të tërhequr. Në momentin që ata do të kenë hapësira do krijojnë ngjarje shumë të mëdha. Ata janë përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës, por edhe në vrasje me pagesë. Ne do dëgjohemi vecanërisht për këto ngjarje. Pas këtij dhe ngjarjeve që kanë ndodhur më parë”, theksoi ai.

Nuhu nuk ka shprehur asnjë besim se pasuritë e Rrajës të vendosura nga aktiviteti kriminal do verifikohen.

“Nuk kam besim fare kjo pasi në majën e piramidës qëndron Edi Rama. Dhe SPAK-u nuk do funksionojë. Nëse do funksiononte një shtet normal do kishte bazë të mjaftueshme për të hapur çështjen, jo hetim pasuror por me trafikun ndërkombëtar. Ku do përfshiheshin persona të tjerë aty në Shqipëri, ka prova të pakontestueshme”, u shpreh Nuhu.

Nuhu tha se grupi i Ramazan Rrajës ka mbështetje të fortë politike.

“Ata kanë influencë politike vetem në Shqipëri. Tani synojnë  tregun europian. Për nivelin ku kanë arritur ata, bëhet fjalë për një organizatë shumë të fuqishme krimianle që sjell kokainë në Evropë. Kjo ka arritur për shkak të mbrojtjes politike që kanë në Shqipëri. Dhe nuk e kanë problem të sjellin 200 kg kokainë në Evropë”, deklaroi ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu.

SHKARKO APP