Arrestimi i Rexhep Rrajës, Taulant Balla: Mbështesim prokurorinë
Kryetari i grupit parlamentar socialit, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja përmes një postimi në rrjete sociale.
“Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës.
Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona.
Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë!
Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht.
Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës!,”-përfundon Balla.
Në intervistën dhënë gazetarit Basri Collaku, ish-oficeri Emiljano Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.
Këto akuza Balla i ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë në atë komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

