Arrestimi i ”Stresit”, i ati: Hakmarrje pas padisë ndaj Ballës

Sot reperi Arkimed Lushaj, i njohur si ”Stresi”, do të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Ndërkohë që ka reaguar i ati, Sali Lushaj. Ai e ka cilësuar arrestimin e tij me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë si një sajesë dhe sulm politik, pas padisë që ai ngriti vetëm një ditë para arrestimit të të birit, ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Në një status në rrjetet sociale, Lushaj thekson se kjo është hakmarrje brenda 12 orësh dhe hedh poshtë pretendimin e policisë se këngëtari është pjesë e një grupi kriminal.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje Miq! Besoj po shikoni e dëgjoni çfarë përrallash na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar, çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtete se qenka në një grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur. Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat . Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua ti them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë. Kënga qe ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por me mbështete deri në këto momente, ndaj dhe ne do te mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?