Arrestimi i Stresit, i shtrirë nudo në hotel (VIDEO)

Zbardhen detaje të reja sa i takon arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi. Këngëtari ishte nën përgjim prej një viti nga Policia e Tiranës. Po ashtu, pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi Stresi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin drogë në zonën e Ish-Bllokut.

Ç’deklaroi dy ditë më parë Sali Lushaj

Pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Sali Lushajn si “Banda e Sali Berishës”. Lushaj, babai i reperti Arkimed Lushaj nuk e ka pranuar këtë akuzë dhe dy ditë më parë e ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin Balla. Mësohet se Lushaj ka kërkuar 2 milionë lekë dëmshpërblim nga Balla. Kujtojmë që Sali Lushaj dhe i biri Stresi kanë protestuar shpeshherë ndaj vendimeve të qeverisë. Së fundmi, ata ishin të pranishëm në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, ku Lushaj u përplas dhe me policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?