Arrestimi i Violetës, ekzekutoi burrin në tregun e Milotit (VIDEO)
Tregtarët në Milot, do të ishin mëngjesin e kësaj të diele, dëshmitarë të një krimi të rëndë. Gruaja 35-vjeçe, ekzekutoi me katër plumba, bashkëshortin e saj 42-vjeç.
Tvklan.al ka mundur të sigurojë një video nga momenti i arrestimit të Violeta Donajt, e cila vrau burrin e saj, Kujtim Donaj. Bëhet me dije se çifti Donaj punonin si tregtarë në tregun e Milotit. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14-vjeç.
Janë shoqëruar disa persona në Polici, të cilët mund të hedhin më shumë dritë për këtë ngjarje, pasi sipas informacioneve ngjarjen e kanë parë shumë njerëz.
“Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve. Vrasja mund të ketë ndodhur pëar aryse xhelozie, pasi gruaja dyshonte tek një tradhëti e mundshme e burrit të saj.
KOHA JONË SONDAZH

