Arrestimi me urdhër nga SPAK, reagon ish-drejtori i UKT: Su*m politik, pre ka rënë dhe Prokuroria

Ish-drejtori i UKT Redi Molla pak orë pas arrestimit me urdhër të SPAK, përmes avokatit të tij ka reaguar për “Top Story”.

Ai ka deklaruar se ky është një sulm që ka nisur një vit më parë nga PD dhe PL, dhe se pre e presionit ka rënë edhe Prokuroria. Molla shprehet se pret që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejt.

”Ky sulm ka nisur ndaj meje prej më shumë se nje viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e ketij presioni kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtesia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime të vërtetohet nga gjykata. Do vazhdojë këtë betejë në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”.

SHKARKO APP