Arrestimi në Kosovë. Dëshmitari “X” po tentonte të largohej për azil

Ende mbetet e paqartë se përse është ndaluar Albert Veliu me të birin nga policia e Kosovës, pasi autoritetet shqiptare nuk kanë dijeni për një urdhër ndalimi për skafistin që bëri përgjimin me vëllain e Fatmir Xhafajt. Sipas policisë së Kosovës, Veliu po qëndronte prej 4 ditësh në këtë shtet.

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së” ka qenë njoftimi zyrtar i autoriteteve kosovare, që nuk sqarojnë se çfarë përmbajnë autorizimet ligjore të datës 27 maj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se nuk ka asnjë urdhër ndalimi nga autoritet shqiptare në adresë të Albert Veliut. Dyshimet për ndalimin e tij në Kosovë lidhen me mundësinë e largimit të tij drejt vendeve të BE për azil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliu është personi që bëri përgjimin e publikuar në selinë e PD dhe më pas pranoi se njeriu me të cilin fliste për pazaret e drogës, është Agron Xhafaj. Ai u mor në pyetje në prokurori, por për të nuk kishte asnjë akuzë në lidhje me ngjarjen. Disa orë pas arrestimit në Kosovë, nuk ka asnjë sqarim se përse është ndaluar skafisti bashkë me të birin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?