Arrestohen 10 persona në Tiranë, mes tyre dhe një 16 vjeçar. Ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 57-vjeçar i identifikuar me inicialet E.J,M u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Lezhë, pasi me datë 26.10.2021 dhe 27.10.2021 ka vjedhur portofolat e shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet L.K., u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit D. R, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 27.10.2021, ka vjedhur motomjetin e shtetasit Xh.K.

Ndërsa një 16-vjeçar u arrestua sepse i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H, 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

I.F, 50 vjeç, A. K, 47 vjeç dhe N. Th, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?