Arrestohen 17 persona në Fier, kthyen lokalin në kazino

Policia ka arrestuar 17 persona nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora, pasi janë kapur duke ushtruar veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, bazuar në informacionet e marra se në lagjen “Kastrioti”, në një lokal ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, pasi e kanë kontrolluar lokalin në administrim të E. Xh., rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•Një tavolinë pokeri

•Një valixhe me fisha pokeri

•600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme

•Letra bixhozi

•2000 paund

•1300 euro

•2.5 milion lekë

•26 aparate celulare

•10 automjete

•Një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Në pranga është vënë edhe 29-vjeçari E. Xh., banues në Fier, (administratori i lokalit), për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”;

A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier;

V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë;

D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë;

L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë;

A. P., 50 vjeç, banues në Fier;

D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë;

Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës;

T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, persona të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë:

E. T., 39 vjeç, banues në Fier;

E. V., 34 vjeç, banues në Fier;

A. B., 38 vjeç, banues në Fier;

E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë;

J. B., 33 vjeç, banues në Durrës;

K. M., 28 vjeç, banues në Fier;

Xh. K., 21 vjeç, banues në Fier.

SHKARKO APP