Arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë, u kapën me kanabis dhe 4 milionë lekë me vete

Vihen në pranga dy posedues që shpërndanin lëndë narkotike.

Policia pas arrestimit ka sekuestruar doza cannabis sativa, 404.000 lekë të reja dhe 4 telefona celular.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për  dy persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, organizuan punën për identifikimin dhe lokalizimin e këtyre shtetasve” – njofton policia.

Policia i ka mbajtur nënë vëzhgim këta dy persona për të bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë.

Si rezultat i operacionit “Combination”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. Xh., 21 vjeç dhe  D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

/Ora News

 

SHKARKO APP