Arrestohen 2 punonjës të QKR Fier për korrupsion pasiv

 

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona, teksa 2 prej tyre janë punonjës të zyrës vendore të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Taks-Forcën e Prokurorisë Fier, mbas një pune dy mujore me metoda speciale të hetimit,finalizuan operacionin “Q.K.R” , ku në përfundim të tij u arrit të kryej arrestimi, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv “të shtetasve, Mehmet Muskaj, 44 vjeç, Martin Tahamazaj, 40 vjeç,të dy me detyrë punonjës pranë zyrës vendore të Q.K.R Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u arrestuan, Zalo Mukaj,50 vjeç, -Nexhat Kulla, 55 vjeç , Ervin Kumaraku, 34 vjeç. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi, A.H, 49 vjeç, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” ,pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, ju merrnin lekë shtetasve të ndryshëm që aplikonin për t’u regjistruar në zyrën e Q.K.R Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?