Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Tiranës, një prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi N.M. i shpallur në kërkim për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë dhe një 27-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik autoritetet i kanë gjetur një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, u godit një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M.L., 36 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, duke drejtuar mjetin motorin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është vetëdëmtuar, jashtë rrezikut për jetën;

Gj. A., 43 vjeç dhe I. S., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHKARKO APP