Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen
Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Autoritetet bëjnë me dije se janë është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet J. C., 25 vjeç, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij.
Gjithashtu, uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
J.M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
A.R., 29 vjeç, pasi tek rreth-rretullimi i Saukut, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.
A.T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.