Arrestohen 5 policë të burgjeve, ja pse akuzohen

5 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar nga ana e SHÇKB-së në Peqin, për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

5 punonjësit e policisë që janë arrestuar janë: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, ndërsa akuzohen se nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Si pasojë e mos kryerjes në mënyrë të saktë të detyrës, pasi kanë ushtruar kontroll ndaj të dënuarit Dritan V., nuk kanë arritur ti gjejnë sende të paligjshme. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë edhe i të dënuarit Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar 3 kontrolle.

Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?