Arrestohen 5 të rinj, u kapën me kanabis dhe kokainë
Policia e Korcës ka arrestuar 5 persona pasi u kapën me kokainë dhe kanabis.
4 prej personave u arrestuan në një lokal të qytetit me 3.8 gr kanabis sativa, të cilën e kishin blerë shtetast Mariol Kolonjari.
“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 14.04.2016,në lagjen nr 6, Korçë, në një lokal, katër shtetasve të sipërpërmendur, iu gjet një sasi prej 3,8 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, të cilën dyshohet se ia kishin blerë shtetasit Mariol Kolonjari. Në vijim të veprimeve proçeduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariol Kolonjari iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1.9 kg bimë e dyshuar Cannabis Sattiva. 1.6 gr e lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. 1 autoveturë tip Audi me targa AA 175 MT, në pronësi të shtetasit Bledar Hasa, si edhe 5 (pesë) aparate celulari”, sqaron policia.
Të arrestuarit janë:
Igli Mujo, 21 vjeç, banues në Korçë.
Bledar Hasa, 28 vjeç banues në Korçë.
Klajdi Demko, 22 vjeç, banues në fshatin Ravonik,
Florian Shkëmbi, 22 vjeç banues në Tiranë
Mariol Kolonjari, 28 vjeç, banues në Korçë
KOHA JONË SONDAZH

