Arrestohen 7 persona për vjedhje energjie

 

OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka vijuar aksionet për ndalimin e vjedhësve të energjisë.

7 persona janë vënë në pranga gjatë kontrolleve të kryera dhe janë ndërprerë 1459 lidhje të abonentëve debitorë.

“Edhe kësaj jave në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë  55 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 3.687 raste .

23 raste të vjedhjeve janë evidentuar dhe ndërkohë që 7 u arrestuan të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

SHKARKO APP