Arrestohen 9 persona në Rinas, mes tyre katër doganierë. Ja për çfarë akuzohen
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona mes tyre 4 doganierë të akuzuar për kontrabantë mallrash.
Njoftimi i policisë:
Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qëndrore në Drejtorin e Përgjihshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor; Lonora Legisit dhe Altin Legisit.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët: Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyre doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.
Personat e sipërpërmendur me numrat respektivë nga 1 në 5, janë kapur dje në flagrancë në rrugën Rinas Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.Në cilesinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar:
Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e ketyre mallrave të dyshuar
kontrabandë pas daljes nga dogana
90 pallto të markave të ndryshme
100 xhupa të markave të ndryshme
70 triko (bluza) të markave të ndryshme
60 kostume sportive të markave të ndryshme
30 palë kepucë të markave të ndryshme
50 fustane të markave të ndryshme
20 cope canta të markave të ndryshme
50 bluza të markave të ndryshme
15 aparate celularë të markave të ndryshme,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra të tjera» Tregtim dhe transportim i mallrave qe janë kontrabande” “Fshehjes te ardhurave” ,vepra këto të kryera në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 174/2 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Ndërsa për punonjësit e doganës për veprat enale të parashikuara nga nenet 175 dhe 248 të K.penal./abcnews.al