Arrestohen 9 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R.

Sakaq, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë të shtetasve : E. S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; si dhe E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse./

SHKARKO APP