Arrestohen babë e bir në Durrës, iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta

Kanë rënë në pranga babë e bir, pasi janë kapur me armë pa leje, të gjetura në banesë dhe në automjetin me të cilin lëviznin.

Babai Gj.H, 52 vjeç, dhe i biri A.H 21 vjeç janë arrestuar nga uniformat blu në Shijak të Durrësit, të cilëve i janë sekuestruar 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit u gjet gjatë kontrollit të bërë në banesën e tyre, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?