Arrestohen çifti i të rinjve në Kavajë. Me kokainë dhe pa patentë në mesnatë

Policia e Kavajës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kalur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe duke shkelur orën policore, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në pranga kanë rënë një 29 vjeçar dhe një 19 vjeçare, të cilët sipas bluve të Kavajës, rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensfikuar kontrollet në territor, me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë e drogë, të personave në kërkim apo atyre që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt dhe që nuk zbatojnë orën policore, në kundërshtim me masat anticovid.

Si rezultat i kontrolleve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. K., 29 vjeç, dhe E. Gj., 19 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Këta shtetas rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit që këta shtetas qarkulloin, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP